Në tregun ndërkombëtar çmimi i naftës të llojit Brent ka rënë në 79.15 dollarë në ditën e parë të javës, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i naftës të llojit Brent më 16 maj arriti në 80.18 dollarë për fuçi kurse sot në mëngjes në shitje ishte me çmimin prej 78.98 dollarë për fuçi.
Pas takimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekonomike dhe tregtare në mes të SHBA-së dhe Kinës, Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin njoftoi se lufta tregtare me Kinën “është stopuar”, e cila pati një ndikim të ndjeshëm në rritjen e çmimit të naftës.
“Luftën tregtare do ta stopojmë. Kemi arritur marrëveshje që të stopojmë edhe doganimin deri sa të përpiqemi për të zbatuar marrëveshjen korrnizë”, ka thënë Mnuchin.
Ekspertët theksojnë se rritja e çmimit të tregut të naftës lidhet me vendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore me Iranin dhe për të rivendosur sanksionet ndaj saj. Tërheqja nga marrëveshja do të vazhdojë të ndikojë në rritjen e çmimeve të naftës, thonë ekspertët.
Raporti i Departamentit Amerikan të Energjisë (VNM) nënvizon se rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA janë reduktuar për 1.4 milionë fuçi për një javë, edhe pse analistët parashikuan një rënie prej vetëm 763 mijë fuçish. Prodhimi i naftës në SHBA u rrit në 10.7 milionë fuçi në ditë, por rënia e rezervave të naftës nuk ka mundur të ndalet.