Ky në foto është telefoni që Hitleri përdorte për të dhënë urdhra ndaj gjeneralëve të tij dhe për të urdhëruar vdekje në kampet e shfarosjes. Telefoni i kuq është përdorur për shumë vite nga Fyhreri, deri në vdekjen e tij. Ai u gjet në 1945 në “Fyhrerbunker” nga një oficer britanik, i pari që hyri në bunkerin e Hitlerit. Ralph Rayner e ka shitur atë në një shtëpi ankandesh. Telefoni pritet të dalë në ankand me çmim fillestar 400 mijë paund.