Çmimi i gazit në Evropë sot për herë të parë nga tetori tejkaloi 1.450 dollarë për 1.000 metra kub, ndërsa disa minuta më vonë e tejkaloi çmimin prej 1.500 dollarëve për 1.000 metra kub, tregojnë të dhënat e bursës londineze ICE.
Çmimi për fjuçërsat e janarit në qendrën TTF në Holandë arriti 1.424 dollarë për 1.000 metra kub, por vetëm 5 minuta më vonë u rrit në 1.450 dollarë për 1.000 metra kub, e pak më vonë edhe 1.500 dollarë për 1.000 metra kub.
Në hapjen e bursave sot në mëngjes, indeksi TTF arriti 1.400 dollarë për 1.000 metra kub, por më pas ra nën 1.350 dollarë për 1.000 metra kub.