Shkup, 17 tetor – Çmimi “Golden oriks” (Golden Oryx) për xhaz muzikantin më të mirë të ri për vitin 2017 sonte do t’i ndahet bateristit, Viktor Filipovski. Ndarjen e çmimit e organizojnë Xhaz festivali i Shkupit në bashkëpunim me Katar Ervejs. Me rastin e ndarjes së çmimit do të performojë edhe një kuartet në të cilin krahas Filipovskit janë edhe Toni Kitanovski – kitarë, Kirill Kuzmanov – saksofon, Ivan Bejkov – bas.