Shkup, 4 janar – Çmimet e shërbimeve hotelierike në dhjetor nuk pësuan ndryshime në krahasim me nëntorin e vitit 2018, bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistikë.
Krahasuar me grupet e shërbimeve, rritje është shënuar në grupin e pijeve alkoolike për 0,1 për qind.
Çmimet e shërbimeve hotelierike në dhjetor të vitit 2018, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, janë rritur për 2,9 për qind.
Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – dhjetor të vitit 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur për 2,3 për qind, përderisa në krahasim me dhjetorin e vitit 2017 është rritur për 1,9 për qind.