Shkup, 29 qershor – Çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor në maj të këtij viti janë më të ulëta për 0,3 për qind në nivel mujor, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas të dhënave të publikuara në maj të vitit 2020, në krahasim me prillin e vitit 2020, çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë më të ulëta në grupet e prodhimeve të qëndrueshme për konsum të gjerë për 0,3 për qind dhe prodhimeve të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 0,8 për qind.
Në maj të vitit 2020, në krahasim me vitin 2019, çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale në grupet prodhime kapitale për 0,1 për qind, prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 3 për qind dhe prodhimeve të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 1,4 për qind.