Çmimet e shitjes të prodhimeve industriale në tregun vendor në mars janë më të ulëta për 1,3 për qind në nivel mujor, ndërsa për 0,5 për qind në nivel vjetor, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.
Në mars të këtij viti, në krahasim me shkurtin e po të këtij viti, çmimet e hsitjes së prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta në grupin Energji për 5,9 për qind, Prodhime kapitale për 1,8 për qind, Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 0,4 për qind dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 0,1 për qind.
Në mars të këtij viti, në krahasim me marsin e vitit të kaluar, çmimet e shitjes të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta në grupin Energji për 6,7 për qind.