Shkup, 28 nëntor – Çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në tetor të këtij viti janë të pandryshuara në nivel mujor dhe më të larta për 1,1 për qind në nivel vjetor, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Në tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet Energji për 0,8 për qind dhe Prodhime të qëndrueshme për 0,2 për qind.
Në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet e prodhimeve të paqëndrueshme për konsum të gjërë për 1,7 për qind, prodhimet kapitale për 1,5 për qind dhe Energji për 1,7 për qind. (koha.mk)