Shkup, 10 shtator – Çmimet e importit nga reparti Koks dhe produktet e rafinuara të naftës (19) – të karburanteve në korrik të këtij viti janë më të larta për 0,1 për qind në nivel mujor dhe për 38,5 për qind në atë vjetor.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, çmimi i importit të benzinës motorike në muajin korrik është rritur për 1,0 për qind në nivel mujor dhe me 35,3 për qind në atë vjetor, ndërsa në shtatë muajt e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 20,1 për qind
Çmimi i importit, ndërkaq i dizelit , është ulur për 1,0 për qind në nivel mujor, është rritur për 37,9 për qind në nivel vjetor dhe në shtatë muajt e parë të vitit është rritur për 16,4 për qind.
Në rastin karburanteve të lëngshme të GLN, rritja e çmimit të importit në nivel mujor është 5,7 për qind, ndërsa në nivel vjetor 39,1 për qind , derisa në shtatë muajt e parë të këtij viti, çmimi i importit është ulur për 2,8 për qind.