Çmimi mesatar i shitjes me pakicë të energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoni në gjysmën e dytë të vitit 2016 paraqet 5.081 denarë për kilovat orë, që paraqet rritje prej 1,2 për qind në krahasim me gjysmën e parë të vitit.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatimin e vlerës së shtuar për industrinë sillet prej 3,206 deri 7,990 denarë për kilovat orë sipas grupeve të konsumatorëve. Çmimi mesatar, ndërkaq, i gazit natyror pa tatimin e vlerës së shtuar për industrinë sillet prej 12,842 deri 14,994 denarë për metër kub normal sipas grupeve të konsumatorëve.