Shkup, 27 tetor – Çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e brendshëm në shtator të këtij viti janë më të larta për 0,2 për qind më shumë në nivel mujor, respektivisht për 0,6 për qind në nivel vjetor, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Në shtator 2017, në krahasim me gushtin 2017, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e brendshëm janë më të larta në grupet Prodhime jo të përhershme për konsum të gjerë për 0,4 për qind dhe Energji për 0,2 për qind.
Në shtator 2017, në krahasim me shtatorin 2016, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e brendshëm janë më të larta në grupet Prodhime kapitale për 3,1 për qind, prodhime intermediare, përveç energjisë për 0,2 për qind dhe Prodhime jo të përhershme për konsum të gjerë për 1,5 për qind.