Shkup, 20 shkurt – Presidenti Gjorge Ivanov mbrëmë në Stamboll e pranoi çmimin për “Lider më të mirë botëror i cili investon në gjeneratën e re”, me rastin e shpalljes së “Shkollës për liderë të rinj” për projekt më të mirë me përgjegjësi sociale në Evropë për vitin 2017, nga ana e Forumit botëror të biznes engjujve.
Ivanov në fjalimin e tij porositi se qëllimi i Shkollës për liderë të rinj është që të rinjve më të talenmtuar dhe më të suksesshëm nga Maqedonia dhe nga rajoni t’u mundësohet ajo që nuk mund ta marrin në suaza të sistemit arsimor zyrtar.
Ai, siç kumtoi kabineti i tij, shtoi se Shkolla, e cila financohet nga sektori privat është shembull për partneritet, që investon në shoqërinë dhe ardhmërinë.
Në ndarjen e çmimit presidenti i Maqedonisë u shoqërua nga gruaja e tij, Maja Ivanova.
Në Shkollën për liderë të rinj e cila është nismë personale dhe projekt i cili organizohet nën patronatin e presidentit të Maqedonisë, deri më tnai kanë marrë pjesë 320 të rinj nga Maqedonia dhe nga rajoni si dhe mbi 180 ligjerues tlë shquar botërorë nga sfera e politikës, biznesit, inovacioneve, komunikimeve.