Carlos Tevez do të bëhet futbollisti më i paguar në botë, në momentin e transferimit të tij në Super Ligën Kineze. Kjo do të funksionojë për vetëm 1.2 euro në sekondë për punën e tij dhe gati 38.2 milionë euro në vit. Me gjithë atë pasuri, ka shumë pak gjëra në botë, të cilat sulmuesi argjentinas nuk do të mund të përballojë të blejë. Në këtë kuadër, mediat botërore kanë nxituar të bëjnë llogaritë dhe listat e gjërave që Tevez mund të blejë me pasurinë që pritet të vërë me transferimin e tij në Kinë, ku do të bëjë dush në para. Tevez do të mund të blejë një makinë Porsche Carrera 911 4 çdo ditë dhe sërish të ketë shumë para për ta mbushur atë. Ai zotëronte një Porsche të bardhë dhe sigurisht një Range Rover kur luante në Angli. Tashmë Tevez do të mund të bjelë një Porsche çdo ditë. Makina 911 Carrera 4 ka një shpejtësi maksimale prej 290 km/h dhe një çmim fillestar prej 97 mijë euro. Por, nëse ai dëshiron diçka më shumë tokësore, mund të marrë një Porsche 718 Cayman, e cila ka një shpejtësi maksimale prej 273 km/h. Në fakt me një çmim fillestar prej 47.6 mijë euro, aim und të blejë edhe dy të tilla në ditë.Ishullin e tij privat. Nëse do të mërzitet pas shumë kohësh në Kinë, Tevez do të mund thjeshtë të blejë ishullin e tij privat në Belize dhe të transferohet atje. Me 2.7 milionë euro, ai do të mund ta blejë atë me rrogën e një muaji dhe prap të ketë më shumë se 120 mijë euro para xhepi. Ishulli i quajtur “Little Harvest Cave” ofron shtëpi luksoze me pishinë dhe me një mol varkash. Por kjo nuk është gjithçka. Tevez mund të bëjë të tijën një orë prej plot 18 karat floriri Rolex, e cila shitet për një çmim prej 36 mijë euro. Por, me një rrogë që do të arkëtojë më shumë se 103 mijë euro në ditë, Tevez mund të blejë dy në një ditë dhe prap të ketë shumë para për të shpenzuar. Alternativat për sulmuesin argjentinas nuk janë ezauruar ende. Nëse ai do të mërzitet duke ngarë makinat e tij Porsche, Teves ka një opsion tjetër për të llogaritur. Ai thjesht mund të heqë dorë nga qarkullimi në rrugë, për të provuar fluturimin. Tevez mund të blejë një helicopter. “Robinson R66 Turbine” aktualisht shitet me çimin 567 mijë euro. Një vlerë kjo që nuk do të ishte aspak problem për Tevez me rrogën e tij të majme javore. Ai prap do të kishte 167 mijë euro të mbetura për javën, edhe pas fluturimeve me helikopter. Një kështjellë me 70 dhoma gjumi me vlerë 15 milionë euro është opsioni më i shtrenjë, por prap tërësisht i përballueshëm nga Tevez. Ndonëse kushton më shumë se alternativat e mësipërme, në të vërtetë, Carlo Tevez do të duhej të kursente vetëm gjysmën e rrogës së tij vjetore për të bërë të tijën këtë pasuri të patundshme njëherësh të pabesueshme. Kështjella ka 70 dhoma dhe daton që nga viti 1345. Ajo vjen sëbashku me një sipërfaqe toke prej plot 70,000 m2. Por, ka një problem, kjo kështjellë është e lokalizuar në Itali…aty ku Tevez ka jetuar më parë, teksa luante me Juventusin.