Ndonëse kampionatet elitare e kanë ulur siparin për këtë sezon, në Amerikë MLS vijon, madje kanë filluar të luhen edhe ndeshjet e kupës.
Së fundi, u zhvilluan ndeshjet e raundit të 1/16-ve ku DC United u kualifikua përball Philadelphia Union në një ndeshje dramatike, ku përcaktues ishte Ëayne Rooney.
Koha e rregullt u mbyll pa gola dhe ekipet iu drejtuar shtesës. Në minutën 113’ ishte skuadra mike që shënoi me anë të Fontana dhe me 7 minuta drejt fundit u duke se DC United u dorëzua, por një goditje këndi në minutën 118’ u kthye në gol nga McCann, pas harkimit të Rooney.
Në minutën e fundit të kohës së rregullt Acosta depërton në zonë, por pengohet nga mbrojtësit dhe fiton penallti. Rooney merr përsipër të ekzekutojë dhe është i saktë nga 11 metrat, duke e kualifikuar skuadrën e tij, që e mbrojti rezultatin edhe në dy minuta të tjera shtesë.
Ndërkohë që për më tej u kualifikua edhe Los Angeles Galaxy, 3-0 ndaj Orange Country dhe pa Ibrahimovic.
Extra time madness in the #USOC2019 last night. Classic. #DCUpic.twitter.com/7Ad5OCeIEp
— Major League Soccer (@MLS) June 13, 2019