Lajme të mira për Christian Panuçin, trajnerin e kombëtares. Shqiptarët nëpër botë po tregojnë rritje dhe vazhdimësi, ajo që italiani dëshironte të ndodhte përpara startit të eliminatoreve të Europianit 2020.
Kështu, në Kroaci sfida mes Hajduk Splitit dhe Lokomotiv Zagrebit ka prodhuar dygola kuqezi dhe një asist, në rezultatin e përkohshëm 2-1 për vendasit.
Për Hajdukun kanë realizuar Ardian Ismajli dhe Francesco Tahiraj ka dhënë asist goli. Për mbrojtësin Ismajli ishte goli i parë sezonal.
Ndërkohë, barazimi i përkohshëm i shënuar nga Myrto Uzini, në rrjetën e tij të pestë këtë sezon në kampionat.