Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, po shijon në maksimum talentin Sandro Tonali, të cilin shpreson ta mbajë në skuadër për një kohë të gjatë. Numri një i klubit italian deklaroi se ka një ëndërr, që të rinovojë kontratën me Tonalin, për të cilin, nëse pranon ofertën e rinovimit, është gati të bëjë një sakrifice financiare.
63-vjeçari deklaroi se tashmë i takon lojtarit të vendosë, ai shtoi se te Brescia 19-vjeçari ka mundësi të luajë dhe të zbavitet, por nëse kalon te ndonjë ekip i madh me shumë mundësi rrezikon të qëndrojë në stol.
Cellino pohoi se për të Tonali vlen 300 milionë euro, duke theksuar se nuk dëshiron ta shesë, por për futbollistin interesohen të gjitha ekipet e mëdha italiane dhe europiane.