“Çmendet” gruaja, i nxjerr gjoksin burrit në mes të rrugës (VIDEO)

320

Një moment i çuditshëm ndodhi në mes të rrugës në qytetin Ribeirao Preto në juglindje të Brazilit, ku një grua sulmoi një burrë. Kalimtarët kanë filmuar momentin e sikletshëm, teksa gruaja ndalon një djalë në rrugë dhe më pas heq bluzën duke i treguar atij gjoksin. Sikur të mos mjaftonte, e sulmon duke e hedhur përtokë dhe i vendos gjoksin në fytyrë. Besohet se ky veprim ishtë një formë proteste, pasi gruaja në fjalë u dëgjua të thoshte se ishte lodhur nga ngacmimet seksuale në punë. Kurse burri i sulmuar pretendoi se ai kishte dalë për pazar me gruan e tij dhe nuk kishte bërë asgjë të keqe në lidhje me këtë rast. Ndërkohë që vet burri mbeti i shokuar nga ky veprim duke pretenduar në pafajësinë e tij, femra gjysmë e zhveshur dëgjohet duke bërtitur: “Jam lodhur duke u trajtuar si objekt seksual. A është gjoksi ajo që dëshironi”? Pastaj ajo nisë ta godasë në fytyrë burrin e shtrirë përtokë. Disa prej kalimtarëve mbështetën “kauzën” e saj duke e nxitur atë më shumë, ndërsa qytetarë të tjerë ishin totalisht kundër këtyre veprimeve. “Kjo është absurde, nuk keni justifikim për të bërë një gjë të tillë. Si mund ta bëni këtë sjellje përpara fëmijëve në qendër të qytetit. Po shfaqni mungesë respekti kundër grave”, tha një kalimtare duke ju drejtuar gruas që po protestonte e zhveshur. Por, në fund u zbulua se ky incident nuk ishte ajo që dukej. Gjithçka ishte një inskenim i organizuar nga një ekip i teatrit. Drejtori i grupit të teatrit tha se kjo skenë u realizua për të ngritur zërin ndaj padrejtësive me të cilat femrat braziliane përballen shpesh me probleme të tilla.

Comments are closed.