Kur thua Kupë Turqie, atëherë Sokol Cikalleshi përgjigjet “këtu”. Sulmuesi nga Kavaja, në xhiron e kombëtares kuqezi, gjatë fazës së parë, të luajtur me skuadrën e Gëztepe Izmir, në shtatë ndeshje kampionat nuk mundi të lërë gjurmë, por arriti të realizonte dy gola në Kupën e Turqisë. Në janar, Cikalleshi u transferua në formëuln e huazimit te Akhisarspor, pasi në pronësi të Osmanlispor.
Në përballjen ndaj Kasimpasa, në Kupën e Turqisë, Cikalleshi ka realizuar dy gola të bukur. i pari, duke fluturuar me kokë në krosimin e bërë nga krahu i majtë i shokut të skuadrës. Një planzhon perfekte për Cikalleshin. Sa i përkert golit të dytë, një perlë e vërtetë…
Kjo është çerekfinalja e vajtjes dhe më 26 shkurt, Akhisar do të duhet të udhëtojë në fushën e Kasimpasa për ndeshjen e kthimit.
#ZiraatTürkiyeKupası 🏆#Akhisarspor 1-0 #Kasımpaşa
⚽️ Gol: Sokol Cikalleshi pic.twitter.com/d1aIzYI8R7
— a2 (@a2turkiye) February 7, 2019
#ZiraatTürkiyeKupası 🏆#Akhisarspor 2-0 #Kasımpaşa
⚽️ Gol: Sokol Cikalleshi pic.twitter.com/souIhqZ7AL
— a2 (@a2turkiye) February 7, 2019