Manchester United ka arritur të largohet i pamposhtur nga udhëtimi në Belgjikë te Club Brugge 1-1. Vendasit e nisën për mrekulli takimin, kur vetëm pas 15 minutave lojë kaluan në epërsi. Portieri Simon Mignolet asistoi tek sulmuesi Dennis i cili me parabolë mposhti Romeron për 1-0. Emmanue Dennis ka mundur të shënoj edhe një gol në minutën e 28-të, por Romero intervenoi për mrekulli duke mos u mposhtur. Në minutën e 36-të, United arriti të gjente golin e barazimit kur shënoi Anthony Martial për 1-1. Kësisoj me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë dy skuadrat kishin disa raste të mira shënimi, por që rezultati në fund mbeti ai i pjesës së parë 1-1. Kësisoj gjithçka mbetet e hapur për kualifikim për ndeshjen kthyese.
Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet pas një jave në Old Traford, ku dy skuadrat do të kërkojnë kualifikimin në raundin tjetër.