Clippers fituan 118-94 ndaj Lakers në derbin e Los Anxhelosit, duke konfirmuar se për momentin janë skuadra më e fortë e qytetit.
Një ndeshje e dominuar nga Clippers, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, përfshi titullarët (George 24 pikë, më i miri). Për Lakers u dallua Kuzma me 25 pikë, por që s’mjaftuan (LeBron nuk luajti).
Humbet sërish skuadra e Brooklyn, që u mund 113-109 nga Dallas, ndeshje ku diferencën e bëri Luka Doncic, me 24 pikë e 10 rebound. Ai u mbështet edhe nga Hardaway me 23 pikë, ndërsa për Nets, 45 pikët e Kyrie Irving mbetën për statistikë.
Ndeshje e mirë për Stephen Curry, që realizoi 34 pikë në fitoren 118-97 të Golden State ndaj Oklahomës, duke qenë vendimtar në parket.
Fiton edhe Chicago, që mposhti 120-99 Charlotte jashtë fushe, ndehsje ku u dallua Vucevic me 29 pikë.
NBA – Rezultatet
Charlotte – Chicago, 99-120
Dallas – Brooklyn, 113-109
Toronto – Washington, 129-131
Detroit – Memphis, 111-97
Indiana – Atlanta, 133-126
Golden State – Oklahoma, 118-97
Clippers – Lakers, 118-94