Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është dekoruar me Urdhrin e Lirisë për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Në ndarjen e kësaj dekorate, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se populli i Kosovës është tejet mirënjohës për vendimin që Clinton kishte ndërmarrë më 1999 për të nisur bombardimet ndaj forcave serbe dhe për të çliruar popullin e Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në presidencë ish-presidentin amerikan Bill Clinton.
Clinton po qëndron në Kosovë për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit.
Ish-presidenti amerikan Bill Clintion me të arritur në “Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” është pritur nga zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli dhe ish presidentja Atifete Jahjaga.
Clinton është ftuar që të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit nga forcat pushtuese serbe.
Bill Clinton në vitin 1999 ka qenë president i SHBA-së dhe ka qenë njëri ndër personat vendimtarë për intervenimin e NATO-s në Kosovë.
Në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit në Kosovë do të qëndrojë edhe Madeleine Albright e cila në vitin 1999 ishte sekretare e shtetit amerikan.