Hillary Clinton mori shembull presidentin e SHBA-ve Donald Trump dhe prodcentin Harvey Weinstein gjatë një interviste televizive teksa po fliste për sulmet seksuale, e për të cilat tha se është një problem shumë i përhapur. “”Ne sapo zgjodhëm dikë në presidencë, që pranoi sulmin seksual”, tha ish-kandidatja demokrate për president të SHBA-ve.
“Pra, ka shumë çështje të tjera që qarkullojnë rreth këtyre sjelljeve që duhet të adresohen. Mendoj se është e rëndësishme që të qëndrojmë të përqendruar dhe të sjellim në qendër të vëmendjes dhe të përpiqemi t’i bëjmë njerëzit të kuptojnë se sa e dëmshme është kjo “, shtoi Clinton.