Golden State duhet të presë për unazat e skuadrës kampione të Nba. Shtyhet festa e Warriors me Cleveland që i dha një goditje skuadrës nga Oakland duke prishur ecurinë perfekte të Golden State, me kalifornianët që tashmë nuk kanë mundësi të vendosin rekordin për ta mbyllur pa asnjë humbje fazën play-off. Cavaliers bënë autokritikë në finalen e 4-t duke shfaqur një nivel të jashtëzakonshëm loje mbi parketin e Quicken Loans Arena. 137-116 ishte rezultati i sfidës në favor të Cleveland-it, që vendosi me shpatulla pas muri Warriors të cilët tashmë do të synojnë të mbyllin gjithcka në ndeshjen e 5-t që do ta luajnë në shtëpi. Për të qëndruar ende në lojë për titullin skuadra e trajnerit Tyron Lue zhvilloi një ndeshje në kufijtë e perfektes duke realizuar plot 24-trepikësha nga 45 goditje të tentuara gjithsej. Thjeshtë magjik Kyrie Irving autori një ndeshje super në të cilën koleksionoi 40 pikë ndërsa nuk mbetet pas as mbreti James.
Lebron realizoi shifrat e dyfishta në cdo aspekt të lojës. 31 pikë 11 asist dhe 10 rebound ishin këto statistikat e Lebron James. Në krahun tjetër nuk zhgënjehu Kevin Durant që bëri një tjetër paraqitje pozitive duke e mbyllur sfidën me 35 pikë gjithsej. Pas 15 fitoreve rradhazi, formacioni i trajnerit Steve Kerr pësoi humbjen e parë në play-off, për meritë edhe të Cleveland që tregoi se e ka potencialin për ta mposhtur Golden State-in dhe për të luftuar deri në fund për titullin. Ndeshja e Quicken Loans Arena kishte vetëm një drejtim sepse Cleveland arriti të kryesonte deri në 16 pikë avantazh që në periodën e parë. Epërsia u thellua edhe më shumë me kalimin e minutave dhe në fund Warriors u larguan të zhgënjyer nga Ohio pasi nuk arritën të vendosnin një tjetër rekord këtë herë në play-off pasi atij në sezonin e rregullt vitin e kaluar.