Mark Clattenburg fiton për herë të parë çmimin “Arbitri i vitit”. Italiani Nicola Rizzoli, fituesi i 2014 dhe 2015, është i dyti në renditje si në 2013, pasi Clattenburg ka kaluar një vit fantastik. Arbitri anglez ka drejtuar dy ndeshjet më të rëndësishme të vitit në Evropë, finalen e Europianit dhe atë të Champions League. Zyrat e përzgjedhura edituese dhe ekspertë nga 56 vende nga e gjithë bota morën pjesë në zgjedhjet vjetore të arbitrave më të mirë, hera e pestë që IFFHS ka zhvilluar këtë eveniment.Mark Clattenburg ka filluar karrierën e tij si arbitër në divizionin e parë anglez në 1999 dhe u bë arbitër ndërkombëtar në vitin 2006. Ai ishte arbitri i finales së Lojërave Olimpike të Londrës 2012. Vitin e kaluar u përfshi për herë të parë në dhjetëshen më të mirë. Ai është arbitri dytë anglez që e fito këtë çmim pas Howard Webb në 2010 dhe 2013. I treti është renditur Victor Kassai, hungarezi që e fitoi në 2011. Pas tyre janë Jonas Eriksson, Cuneyt Cakir, Bjorn Kuipers, Felix Bruch dhe Martin Atkinson konfirmojnë prezencën e tyre prej shumë vitesh tashmë.