Skuadra e Liverpoolit është eliminuar nga FA Cup. Ekipi i Jurgen Kloppit është mposhtur, në Anfield, nga Wolverhampton, me rezultat 1:2. Golat për mysafirët i realizuan: Richard Stearman (1) dhe Andreas Weimann (41), shkruan Express. Kurse, golin e vetëm për Reds e ka shënuar Divock Origi, katër minuta pa përfunduar ndeshja. Gjatë kësaj jave, Liverpool është eliminua edhe nga EFL Cup pasi u mposhtë në shtëpi nga Southampton, me rezultat 0:1. Po ashtu, skuadra po tregon ndeshje të dobëta edhe në Premierligë.