Borziloku origjinën e ka nga India. Por shija dhe efekti që i jep ushqimit e ka bërë që tashmë të rritet pothuajse në tërë botën. Fjala borzilok rrjedh nga fjala greke ‘basilikohn’ që do të thotë ‘mbretërore’, pasi që në kohën antike borziloku është konsideruar erëz e klasit së lartë. Në Itali borziloku është konsideruar i shenjtë dhe si simbol i dashurisë. Ka më shumë se 60 lloje të borzilokut që dallojnë nga njëra tjetra, si në shije ashtu edhe në pamje. Por të gjithë nga këto lloje konsiderohen si anti-bakterial, po ashtu edhe antioksidues. Për ju që nuk keni truall ose kopsht, duhet ta dini se borzilokun mund ta mbillni edhe në saksi, në tarracën tuaj, ose në një vend që e rrezon dielli mjaftueshëm. Po ashtu borzilokun e ndihmon në ndalimin e stresit. 2 deri 3 gjethe të borzilokut në çaj të ftohtë mund të ndalojnë stresin. Borziloku po ashtu ndihmon në ndalimin dhe pastrimin nga helmet në mëlçi. Kjo vlen sidomos për ata që konsumojnë alkool. Për më tepër borziloku përdoret për trajtimin e problemeve si artriti reumatik dhe probleme me zorrët e pezmatuara. Borziloku është shtesë e shkëlqyer në sallata, supa, gjella të ndryshme dhe receta me oriz. Po ashtu përdoret në receta ku përbërës është salca e domateve. Borziloku shkon mirë edhe me patëllxhan të zi dhe kungullesha. Vitaminat që borziloku përmban janë: vitamina A, C, K dhe acidi folik. Mineralet që borziloku përmban janë: kalciumi, hekuri, magneziumi, fosfori, kaliumi dhe natriumi.