Kryeministri theksoi se për vetë Unionin është e rëndësishme të sjell vendim pozitiv për Maqedoninë Veriore dhe shtoi se BE-ja na premtoi që nëse ne e përmbushim atë që e kërkojnë prej nesh, ato do ta përmbushin premtimin e tyre
Shkup, 2 tetor – Nëse Këshilli Evropian nuk vendos pozitivisht dhe nuk jep fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut do ta ndëshkojë shembullin më të mirë të shteteve në rajon, tha kryeministri Zoran Zaev në diskutimin e Samtit për Ballkanin Perëndimor të Ekonomist, që mbahet në Shkup.
Zaev potencoi se vendi tashmë 15 vjet është në pritje të BE-së dhe se e kupton që disa anëtare janë kundër zgjerimit të BE-së, por që ne nuk duam anëtarësim të menjëhershëm, por vetëm t’i hapim negociatat të fitojmë mundësi dhe ta transformojmë shoqërinë tonë. Fqinjët tanë të cilët tashmë janë në BE, Greqia, Bullgaria, Rumania, Kroacia si dhe Austria, Hungaria, Italia e shfrytëzuan mundësinë në asamblenë e përgjithshme të BE-së edhe njëherë të potencojnë se japin mbështetje për tërë Ballkanin Perëndimor posaçërisht që Republika e Maqedonisë Veriore të bëhet pjesë e Unionit, tha Zaev.
Kryeministri theksoi se për vetë Unionin është e rëndësishme të sjell vendim pozitiv për Maqedoninë Veriore dhe shtoi se BE-ja na premtoi që nëse ne e përmbushim atë që e kërkojnë prej nesh, ato do ta përmbushin premtimin e tyre.
Duke u përqendruar në luftën kundër korrupsionit Zaev tha se ka lëndë që zhvillohen dhe se për herë të parë vendi tregon pavarësi në gjyqësor dhe me këtë, potencoi dërgon porosi se tashmë nuk ka llogari të jesh kriminel. “Lufta kundër korrupsionit, pavarësisht sistemit gjyqësor për ne do të thotë ekonomi më e mirë, Nëse investuesit janë të sigurt se do t’u garantohet drejtësi, siguri dhe mbrojtje, normalisht do të jenë më të motivuar të investojnë në vend”, tha Zaev. Megjithatë, shtoi ende duhet të punohet në këtë plan. Gjithmonë mbetet sfidë si dhe në vetë shtetet anëtare të BE-së si të përmirësohet gjendja e korrupsionit dhe pavarësohet sistemi gjyqësor.