Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidentit i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, përcjellë gazeta KOHA.
“Diskutimi nuk ishte i lehtë. Ne në Serbi e kemi një ide se si duhet zgjidhet ky problem, dhe vendet që e kanë njohur Kosovën kanë qëndrim ndryshe. Por, Merkel, më duket mua, e çmon dhe e respekton dëshirën tonë për të biseduar dhe për të arritur një kompromis” ka thënë Vuçiq pas takimit me Merkel.
Vuçiq pohoi se Merkel ka deklaruar se një kompromis është diçka që çon në një rezultat të mirë dhe se njerëzit duhet të përpiqen për një kompromis.
Ai tha se i foli asaj edhe për taksen 100% të Kosovës për mallrat serbe.
“Më duket se ka hasur në reaksionin e nënkuptueshëm të Gjermanisë, e cila gjithmonë ka mbrojtur tregtinë e lirë lirinë e lëvizjes se kapitalit, të njerëzve dhe të shërbimeve”.
Vuçiq gjithashtu tha se është e sigurt se Serbia do të ketë mbështetje të konsiderueshme nga Gjermania dhe Kancelarja Merkel, në rrugëtimin evropian.(koha.mk)