Emni jem asht’ Donjeta. Jam në klasë të gjashtë, nxanëse në një shkollë fillore të Fushë Kosovës.
Kam dy javë që kam mësu për me u pytë në tri landë sot, kam mësu shumë, jam përgaditë shumë mirë, e edhe pse po tutna me folë para tjetëve jam shumë e sigurtë që kam me i marrë notat e mira. Menxi po pres me u ba nesër, e di që kam me gëzu shumë nanën.
Nesër..
Jam vonu në shkollë për pak minuta, nana ke smutë natën, pat ankthe, mu duftë me nejtë qutë se e kam lexu në mësim të biologjisë që njeri mundet me dekë prej anktheve nëse s’ka dikush që e qonë prej gjumit.
Shkova në shkollë, u ula në bankën tem, edhe më ra e para me u pytë. Emnin tem e tha diqysh si me mosbesim që une kam mësu.
Ama, une, i thashë që kam mësu, që i di krejt mësimet, e që jam e gatshme me u pytë.
U çudita me vetën për qet guxim temin, ama kam mësu bre.
Më bani një pytje, ska randësi çfare, e disha mirë përgjigjen, e kisha përseritë 100 herë vet në dhomë, e nanës që e lutsha mem ngu kah i tham mësimet.
Nijsha përreth të tjerët tuj m’përqeshë, zana që ma humbën besimin krejt, frymë nuk merrsha mirë, edhe e thashë nji fjalë të vetme, veç ni fjalë që e dijta që asht’ gabim.
Nuk më dha afat me e dhanë një përgjigje të dytë, nuk më dha një mundësi të tillë, më la notë të dobtë, më tha që është marre që ka nxanësa të tillë në shkollë, më tha që nuk di kurgja, edhe që kjo notë e dobtë është pak për mu.
Përreth përqeshje, zana që nuk dojsha me i ni, vend që nuk po du kurrë ma me u kthy.
Nuk e di ma as kush është pytë e as çka kem mësu, krytë tem asht’ kanë ultë në bankë, kam kajtë gjatë tanë orës, e krejt çka dojsha asht’ me u kthy në shpi e me mujtë me kajtë mirë e mirë.
“Une jam bash qysh ka thanë arsimtarja, e qysh pom përqeshin të klasës, unë ma mirë e kam me dekë, pse me jetu kur nuk di kurgja, e kerkush sum done”.
Dy landtë e tjera shkun edhe ma keq. Pse bre, po une kam mesu! Po nashta nuk di me mësu, edhe garant nuk di.
Sot nji çikë në shkollë m’a ka mshu, jam rrxu e tjertë keshën si gjithë, nuk i kallxova arsimtareve, ata ja majne anen asaj si gjithe, se veshet mire edhe i ka krejt 5she. Herën e kalume m’ka rre arsimtari që i kallxova se qajo çikë mka rre. Ma mire me shujtë.
Kur erdha n’shpi e di që ja kam mushë helm zemrën nanës, kam kajtë për dy orë, deri sa dhimta e kresë u ba e padurushme. Bajke diçka si zhurmë brenda kresë tem.
————————————————-
Qekjo jam kanë une në klasë të gjashtë e shtatë. Për çdo ditë për mu u kanë luftë për jetë, me plot dyshime n’veti, e me mendimin se krejt ishin kanë ma të lumtun sikur unë nuk isha kanë.
Me e perqeshë dikand nuk është hajgare, nuk është diçka që duhet me u leju.
Kurrë nuk e dinê me çka pêrballet ni nxanës në shpi, sigurojuni që bile në shkollë me pasë ni vend ku nuk ndihet i diskriminum.
Unë nuk po e tham që shokë a shoqet e shkollës kanë pasë drejt, ama të rritunit është dashtë me i ndalë, e me ju thanë që nuk është në rregull.
Qet ditë që e spjegova ka mbetë thellë në kujtesën tem, kam me folë sahere që muj kundër qesaj dukurie t’tmerrshme.
Shpirti jem, qat ditë asht shkaterru. Vetbesimi jem asht kanë për toke, se dikush nuk u nalë mem ngu se çka kam me thanë, po më ka ofendu, përqeshë pêrpara tanëve.
E kjo nuk u kanë veç qat ditë, u kanë gati çdo ditë.
Me leju ligjet e universit, e me mujtë me u kthy në kohë, me shku te qajo Donjeta që asht ulë në fund të klasës me kokën ulë tuj denesë, sigurt e kisha pa nje çikë t’vogël, të pafuqishme, e lodhun edhe e dërrmume shpirtnisht, psiqikisht e fizikisht.
Me leju, këto ligje të këtij universi kompleks, me i folë une Donjeta e madhe, asaj Donjetes së vogël, se këto fjalë, këto nota, e këto të përqeshuna, nuk kanë me të definu kurrë në jetë. Me i thanë që ki me kanë e fortë pavarësiht gjithçkafit e çdo kujt e që jashtë qesaj, ka shume sene të mira që kanë me të pritë.
Qajo Donjeta e vogël, une, eshte kane veç ni çikë e vogël andrrimtare, që për pak nuk eshte kane ni viktime ma shume fatale e bullizmit t’perditshëm.
Qekjo Donjeta sot, është krejt diçka tjetër, me shumë andrra të realizume, e shumë të tjera për me i realizu.
Amanit, arsimtar, prindër, kujdes!
https://www.facebook.com/groups/FamiljaDheShendetiZyrtare/permalink/1109393689400543/