CIVIL kërkon respektim maksimal të të drejtës së votës, ligjeve dhe standardeve demokratike

Në prag të raundit të dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale dhe heshtjes zgjedhore që filloi në mesnatë midis 3 dhe 4 maj, CIVIL – Qendra për Liri u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor maksimalisht t’i respektojnë standardet demokratike dhe rregullativat ligjore dhe të kontribuojnë ndaj zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike.

Kërkojmë nga partitë politike ta respektojnë Kodin Zgjedhor, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ta respektojnë heshtjen zgjedhore dhe t’i ndalojnë planet eventuale, nëse të tilla ekzistojnë, për ryshfet zgjedhor, presione dhe manipulim të votuesve.

Kërkojmë nga partitë, por edhe nga prindërit edhe nga kuadri arsimor t’i respektojnë të drejtat e fëmijëve dhe t’i lënë jashtë politikës.

Çdo tentim që të prishet heshtja zgjedhore dhe shkelja e ligjeve dhe standardeve lidhur me procesin zgjedhor, duhet menjëherë të ndalohen dhe sanksionohen. Nuk duhet të ketë tolerancë për çfarëdolloj presioni, kërcënimi apo korrupsioni (blerje të votave).

Kërkojmë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe e inkurajojmë t’i shfrytëzojë të gjitha ingerencat ligjore deri në maksimum dhe të zbatojë proces zgjedhor të ligjshëm, të lirë, korrekt dhe demokratik.

Kërkojmë nga anëtarët e këshillave zgjedhorë rreptësisht t’u përmbahen procedurave dhe Kodit Zgjedhor, të jenë të sjellshëm, profesional dhe me dinjitet në zbatimin e detyrave të tyre në ditën e zgjedhjeve.

U bëjmë thirrje qytetareve dhe qytetarëve të votojnë lirshëm, sipas bindjeve të tyre personale.

U bëjmë thirrje edhe mediave të jenë të paanshme dhe profesionale. Gazetarët dhe gazetarët në këtë periudhë kanë përgjegjësi shumë të madhe shoqërore.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarët që të paraqesin parregullsitë e çdo lloji. Presionet, kërcënimet, shantazhet, korrupsionin, ryshfetin, keqpërdorimin e resurseve publike apo pozitës zyrtare, shkeljen e heshtjes zgjedhore, punën e paligjshme të administratës zgjedhore, agjitacionin e propagandën, gjuhën e urrejtjes, lajme të rreme, probleme me Listën zgjedhore, respektivisht gjithçka që qytetarët mendojnë se nuk është në pajtim me botëkuptimin e tyre për zgjedhjet e lira, të drejta dhe demokratike, mund t’i paraqesin në CIVIL.

Paraqitjet mund të bëhen 24 orë, në faqen e internetit Zgjedhje të lira, me e-mail ([email protected]), në mesazh në Facebook ose në numrin e telefonit 02/5209 176, 070 734 044.

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.(koha.mk)