Shkup, 12 nëntor – Jozyrtarisht merret vesh se Nikolla Gruevski një kohë të gjatë mendon ta bëjë publike dorëheqjen nga funksioni kryetari i VMRO-DPMNE-së. Burimet nga Civil informojnë se Gruevski tashmë ka sjellë këtë vendim dhe se vetëm po mendon rreth terminit për publikim. Pas dështimit katastrofal në zgjedhjet lokale, Gruevski gjendet nën presion të fuqishëm madje edhe nga një pjesë e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që të marrë përgjegjësi për dështimin dhe të japë dorëheqje. Iniciativa për reforma të brendshme (Reformatorët) tash e disa muaj ftojnë në demokratizim të brendshëm të partisë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij nga funksioni.