Ka shumë për t’u luajtur në derbin e tretë të sezonit në Manchester, mes City dhe United, që do të zhvillohet sonte në “Etihad Stadium”. City mban vendin e katërt të Premier League, me një pikë avantazh dhe një shkallë sipër Manchester United, që nuk humbet një ndeshje në kampionat që nga muaji tetor…
Trajnerët – “United është një rival i fortë, një ekip me futbollistë të mirë dhe në formë. Nuk humbasin prej shumë ndeshjesh, janë një skuadër e pasur, me shumë cilësi dhe histori. Po pres me padurim të përballemi me ta,” – deklaroi trajneri i Manchester City, Pep Guardiola. Ndërkohë, kundërshtari i tij Jose Mourinho shtoi: “Ne duam të luajmë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe mund ta bëjmë nëpërmjet kampionatit apo Europa League. Nëse fitojmë ndaj City dhe nuk shkojmë në Champions nuk do të kishte asnjë vlerë. Nëse humbasim ndaj City dhe gjithsesi do të shkonim në Champions, ajo do të ishte kryesorja. Për këtë mendoj se ky derbi nuk është vendimtar, por një etapë e rëndësishme në verdiktin përfundimtar të këtij sezoni.”
Gjendja e ekipeve – Paul Pogba do të mungojë në derbi, si pasojë e tërheqjes muskulore të pësuar kundër Burnley. Chris Smalling, Phil Jones, Juan Mata, Zlatan Ibrahimovic dhe Marcos Rojo janë të padisponueshmit e tjerë për “djajtë”, ndërsa Antonio Valencia është rikthyer pas dy javësh mungesë. Te City është në dyshim prania e David Silva, i cili pati një shqetësim në gjysmëfinalen e humbur kundër Arsenal në Kupën e Anglisë. Sergio Aguero, që gjithashtu ka pasur probleme fizike, duket se ka më shumë shanse për të luajtur se spanjolli, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që Guardiola të besojë që nga minuta e parë te sulmuesi Gabriel Jesus, i cili ka 10 ditë që stërvitet me grupin e plotë të lojtarëve, duke lënë përfundimisht pas shpine një dëmtim njëmujor. John Stones dhe Bacary Sagna janë në garë me kohën për të luajtur në derbi ndërsa Ilkay Gundogan është e vetmja mungesë e sigurt te skuadra e Pep Guardiola.
Fakte kurioze –
1994 ishte viti kur për herë të fundit City dhe United u ndeshën në një ditë të enjte. “Djajtë” fituan 5-0, Andrei Kanchelskis shënoi tre gola.
4 ndeshje pa fitore kundër Manchester City, ky është bilanci “i freskët” për Jose Mourinho që ka barazuar 2 dhe humbur 2 nga sfidat e fundit me “qytetarët”.
11 gola ka shënuar Rooney në ndeshjet derbi, më shumë se cilido tjetër në të kaluarën, por ai nuk ka shënuar në pesë sfidat e fundit kundër City.
23 ndeshje pa humbje në Premier League, kjo ka qenë ecuria e “freskët” e Manchester United, vetëm një ndeshje larg rekordit të vënë në vitin 2010.

8 gola në 10 ndeshje të luajtura, ky është bilanci i sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero, në ndeshjet derbi kundër United.