Manchester City ka shkelur Chelsean në xhiron e 26-të të Premier Ligës duke e mposhtur me rezultat si në sportin e tenisit, 6 me 0.
Sergio Aguero realizoi tre gola, ndërsa u ndihmua nga Raheem Sterlingu me dy tjerë, dhe nga Ilkay Gundogani.
City me këtë fitore sërish kalon në pozitën e parë në tabelë me 65 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli, por me një takim më pak të zhvilluar. Si pasojë e goldiferencës nga kjo ndeshje, Chelsea bie në pozitën e gjashtë, me 50 pikë, aq sa ka Arsenali në pozitën e pestë.