Harry Maguire është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Angli. Qendërmbrojtësi i Leicester Cityt ka futur në garë dy skuadrat e Manchesterit, City dhe United. 26-vjeçari ka pasur paraqitje fantastike me Leicesterin në dy vitet e fundit dhe është bërë titullar i padiskutueshëm edhe në Kombëtaren e Anglisë. Leicester verën e kaluar kishte refuzuar një ofertë prej 70 milionë euro nga United për yllin e tyre. ‘Dhelprat’ janë gati ta lënë të lirë qendërmbrojtësin të largohet, por dëshirojnë të fitojnë 90 milionë euro nga shitja e tij. Mbetet të shihet nëse dy gjigantët nga Manchesteri do të pranojnë të paguajnë shumën e kërkuar nga Leicester.