Manchester City është pranë finalizimit për të nënshkruar me njërin prej talenteve më premtuese të Amerikës së Jugut, Thiago Almada.
Sulmuesi i Velez Sarsfield ishte një nga zbulimet e sezonit të fundit të Superligës në Argjentinë, ku ai shënoi tri herë në 16 paraqitje në ligë.
Të impresionuar me aftësitë dhe potencialin e tij, Manchester City po kërkon të sigurojë shërbimet e tij për të cilin ka pasur interes nga gjithë Evropa, informon lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
Sipas The Sun, kampionët e Premierligës janë duke përgatitur një ofertë prej pak më shumë se 17 milionë euro dhe janë të bindur se Almada do të zgjedhë stadiumin ‘Etihad’.
Almada ishte pjesë e skuadrës së Argjentinës që mori pjesë në Kampionatin U20 të Amerikës së Jugut 2019, por nuk u zgjodh për Kupën e Botës U20 në Poloni.