Nuk është sekret se Manchester City shpenzon para të mëdha në transferimin e lojtarëve të mirë.
Transferimi i Leke Drake mbetet ende i pazakontë. Drake është vetëm 13-vjeçar dhe së fundmi ka luajtur për ekipin e të rinjve në Stevenage FC.
Për t’u çuditur është çmimi për talentin e ri. City ka paguar rreth 520 mijë euro për Drake, shkruan mediumi anglez “Mirror”.
Shumë absurde për një 13-vjeçar. Lojtari është shumë i ri dhe i njohur. Për të interesim kanë shprehur edhe Manchester Unitedi dhe Chelsea.