Skuadra e Manchester Cityt është e vendosur që ta transferoj Alexis Sanchezin nga Arsenali para 31 gushtit. Sipas tabloidit britanik, The Mirror, Manchester City i ka ofruar skuadrës londineze sulmuesin anglez, Raheem Sterlingun dhe para për Alexis Sanchezin. Sanchez është objektiv i Pep Guardiolas, por deri më tani ka hasur në rezistencë të Arsen Wengerit. Mbetet të shihet nëse Wenger do të heq dorë nga Sanchezin, apo do ta mbajë me ‘zor’ në Emirates.