City ofron 120 mln euro për yllin e ri të futbollit portugez!

7

Juventusi dhe Reali i Madridit mund të mbeten me duar në xhepa përsa i përket garës për të firmosur me talentin 19-vjeçar të Benficës Joao Felix. Për yllin e ri të futbollit portugez në skenë ka hyrë Manchester City. Duke iu referuar lajmeve që raportojnë mediat, me kërkesë të trajnerit Pep Guardiola, drejtuesit e Citiziens janë të gatshëm  të paguajnë klauzolën e largimit të lojtarit nga Benfica që kap shifrën e 120 milionë eurove. Mesa duket Juventusi që ishte në pole position për të firmosur me Joao Felix për faktin se ky i fundit dëshiron të luajë në të njëjtën skuadër me Cristiano Ronaldon, ka humbur terren me 19-vjeçarin që sezonin e ardhshëm mund të jetë pjesë e kampionëve në fuqi të Anglisë.

Comments are closed.