City ndihmon klubin anglez, u dhurojnë konstruksionet e golit

0

Klubet e vogla në përgjithësi funksionojnë në baza vullnetare, këmbënguljen dhe dashurinë e tyre për futboll. Megjithatë, kjo dashuri ka edhe koston e vetë. Traneferimet, pagat e lojtarëve, rinovimet, infrastruktura, zhveshtoret e shumë të tjera. Kushton gjithçka dhe disa nga klubet në ligat më të ulëta angleze shpenzojnë mijëra funte për të marrë karrige të reja të shkallëve të stadiumit, të heqin qafe tualetet dhe të zbukurojnë fushën.

Accrington Stanley, klub anglez që bën gara në ligën e tretë angleze, ka një buxhet simbolik dhe çdo ndihmë e ardhur është e mirëpritur. Ata i ndihmuan Manchester City.

Kampioni i Anglisë dhe një nga klubet më të pasura në botë i dhanë Accringtonit konstruksionet e golit që kapin vlerat e rreth 1200 eurove. Sa çdo qindarkë është e vlefshme për këtë klub, ata u treguan shumë mirënjohës ndaj Citizens.

Sezonin e kaluar, Accrington ishte i pari që luajti në Ligën e Parë dhe përfundoi në pozitën e 14-t, gjë që ishte një rezultat i shkëlqyeshëm nëse marrim parasysh aftësitë e këtij klubi.

Comments are closed.