Mbrojtësi i krahut i Manchester Cityt do të mungojë gjatë për shkak të këputjes së ligamentit në gjurin e këmbës së djathtë.
Klubi anglez ka konfirmuar lëndimin e 23-vjeçarit, që përballet me mungesë prej nëntë muajve.
“Pas testeve të para në Manchester në fillim të javës, Benjamin ka udhëtuar drejt Barcelonës për vizitë te një specialist, ku u kryen hetime më të thella për gju duke e konfirmuar kohën e lëndimit. Benjamin do të operohet nesër në Barcelonë dhe klubi i uron rikuperim më të shpejtë”, ka njoftuar City.