City i ofron Messit kontratë të majme njëvjeçare

29

Kampioni i Premier Leagues, Manchester City po tenton në të gjitha mënyrat për të siguruar shërbimet e yllit të Barcelonës, argjentinasit Lionel Messi.

“The Sun” ka raportuar të martën se Cityt i është thënë se mund ta transferojë Messin por vetëm nëse i ofron atij një pagë të majme.

Messi ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij edicioni dhe ende nuk ka marrë një vendim të prerë për të ardhmen e tij. Mësohet se Messi është i hapur për një kalim te City por vetëm nëse ekipi anglez i ofron atij pagë vjetore prej 30 milionë eurosh.

Te City, janë të gatshëm për një lëvizje të tillë pasi trajneri Pep Guardiola po insiston në transferimin e Messit. City është i gatshëm t’i ofrojë Messit kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Nëse Messi pranon të transferohet te City, atëherë do të jetë futbollisti më i paguar në histori të Premier Leagues. Messi 33-vjeçar këtë edicion ka realizuar 38 gola dhe ka bërë 14 asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat.