Pas një muaji refleksioni për të ardhmen, Rodrigo Hernández ka zgjedhur Manchester Cityn për të vazhduar karrierën e tij. Vendimi për të lënë Atleticon e Madridit pas vetëm një viti aty lidhet me stilin e lojës të mesfushorit 22-vjeçar, i cili mendon se loja e Atleticos nuk i përshtatet.
Talenti i Spanjës mendon se vendi i tij në futboll dhe rritja e tij e kanë vendin te një skuadër e drejtuar nga Pep Guardiola, sesa një nga Diego Simeone.
City, që ka fituar garën me Atleticon, Bayernin, PSG dhe Manchester United, do të paguajë 70 milionë eurot e klauzolës së prishjes së kontratës, shifër që duhet paguar deri më 30 qershor.
I rritur tek Atletico, Rodri shkoi te Villarreali në vitin 2014, ndërsa u kthye në Madrid verën e shkuar për 25 milionë euro.
Vetëm një vit më vonë Atletico e humbet sërish, por këtë radhë duke bërë një biznes fantastik, sepse arkëton një shifër kolosale dhe janë 55 milionë euro fitim brenda një viti.
Me brazilianin Fernandinho, 34 vjeç, në fundin e karrierës, City sheh te Rodrigo një lojtar kyç për të ardhmen e Cityt.