Manchester City është i gatshëm të thyejë rekordin e blerjes më të shtrenjtë në historinë e tyre këtë merkato vere, teksa Pep Guardiola mbeti i inatosur që Barcelona i mori nga duart Frenkie de Jong.
“The Telegraph” në Angli ka bërë me dije se City është gati të paguajë klauzolën e largimit të mesfushorit të Atletico Madrid, Rodrigo Hernandez Cascante, i njohur shkurt me emrin Rodri.
22-vjeçari pëlqehet shumë nga Guardiola dhe ka klauzolë largimi prej 70 milionë euro. Sipas medies angleze, drejtori i zbuluesve të lojtarëve tek City, Txiki Begiristain, e ka ndjekur nga afër mesfushorin madrilen dhe i ka dhënë miratimin e tij trajnerit Guardiola.
Alternativë për mesfushën e City ishte edhe mesfushori i Lyon, Tanguy Ndombele, por tashmë Rodri është prioriteti i tyre i parë. Që me të gjitha gjasat do të blihet për 60.6 milionë paund (70 mln euro), duke thyer rekordin që mbahej nga Riyad Mahrez, që u ble për 60 mln paund.