City futet në garë për Locatellin

1

Ylli i Sassuolos, Manuel Locatelli, është shënjestra kryesore e Manchester Cityt për mesfushën në afatin kalimtar të janarit, shkruan “The Mirror”. Ky interesim i klubit anglez vjen pas paraqitjeve të mira të Locatellit, i cili është bërë ndër mesfushorët kryesor në Serie A këtë sezon.

Për italianin interesim kanë shfaqur edhe ish-klubi i tij, Milani dhe kampioni në fuqi, Juventusi. Shërbimet e 23-vjeçarit pritet të kushtojnë të paktën 30 milionë euro. Në 16 ndeshje këtë edicion, ai ka realizuar dy gola dhe ka bërë një asistim. Te Sassuolo u transferua në verën e vitit 2019 nga Milani për 12.5 milionë euro.