Manchester City u shpall kampion në Premier League, duke dominuar pothuajse gjatë gjithë sezonit me skuadrat tjera kryesore të Anglisë, pas një pune të shkëlqyeshme të trajnerit Pep Guardiola, megjithëse rezultatet të njëjta “Cityzens”, nuk patën edhe në Champions League. Për ta përmbyllur këtë sezon si kampion të vërtetë, Manchester City organizuan një festë për futbollistët dhe stafin, por lokacioni i përzgjedhur ishte sa i çuditshëm, e po aq edhe interesant. Lojtarët e Guardiolas, të dielën mbrëma organizuan një ndejë në një depo të madhe të vjetër, afër Stacionit Piccadilly në Manchester.
E gjithë rruga aty pranë, ishte mbyllur për trafikun dhe ishte marrë në “kontroll” nga kampionët e ri të Premier League, derisa sigurimi i angazhuar ishte gjithandej përreth depos, derisa yjet e Manchester City-t, arrinin në këtë ndejë me veturat e tyre super luksoze. Në një natë si kjo, ky mbizotëronte luksi i futbollistëve që paguhen me miliona, nuk munguan as fotot e shumta që lojtarët i bënin dhe i postonin në rrjetet e tyre sociale.