Bukuresht, 26 shkurt – Presidenti i Rumanisë Klaus Johanis deklaroi sot se e ka emëruar ministrin e përkohshëm të Financave Florin Çitu mandatar për formimin e qeverisë kalimtare deri në zgjedhje parlamentare në nëntor.
Çitu duhet të formojë kabinet në afat prej 10 ditëve dhe të fitojë besimin në Parlament.
“Dua shpejtë të dal nga ky qor sokak. Kandidati im për kryeministër është ministër i Financave. Shpresoj se së shpejti do të krijojë qeveri, program qeveritar dhe do ta prezantojë para deputetëve”, deklaroi Johanes.(koha.mk)