Prishtinë, 21 nëntor – Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku deklaroi se fitorja e mbrëmshme e reprezentacionit të Kosovës në futboll ndaj Azerbejxhanit nuk mund të paraqesë kompensim të dështimit që ajo dhe kolegët e saj e përjetuan gjatë tentimit për ta anëtarësuar vendin në Interpol, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Çitaku në profilin e saj në Fejsbuk, ka shkruar se futbollistët kosovarë i dhanë një leksion të mirë politikës për atë si lufton për fitore dhe si përfundon puna në ekip.
“Ndoshta është më mirë ne që jemi në diplomaci të mos flasim aspak. Në fakt, u mata shumë të mos komentoj, por nuk durova. Ja po e them : Faleminderit djema. Një popull të ngrysun nga disfata e mëngjesit e bëtë me lot gëzimi. Sigurisht, kjo fitore nuk e kompenson dështimin tim dhe të kolegëve të mi. Por një leksion të mirë na e dhatë, na mësuat si bëhet ekipi. Si luftohet për fitore. Na mësuat se kthimi është i mundshëm edhe pas humbjes. Faleminderit, përulësisht”, ak shkruar Çitaku.
Kosova dje paradite, në Dubai, përjetoi mossukses gjatë tentimit që të anëtarësohet në Interpol, ndërsa reprezentacioni kosovar i futbollit mbrëmë e mposhti Azerbejxhanin me rezultat 4:0 dhe e fitoi vendin e parë në grupin e saj në Ligën e Kombeve.