Keni një flluskë në qepallë dhe jeni të sigurt që nuk është një hordeolum sepse nuk dhemb? Mund të jetë një byc. Mos u shqetësoni, sepse nuk është një problem serioz. Megjithatë, duhet të shihet nga një specialist dhe të trajtohet. Ekzistojnë dhe metoda për t’i trajtuar ato në kushte shtëpie dhe disa prej tyre do t’i diskutojmë më poshtë.
Shkaqet
Në qepallën tuaj ekzistojnë disa gjendra meibomiane. Ato prodhojnë yndyra për qepallat e poshtme dhe të sipërme. Megjithatë, ka raste kur një nga këto struktura përfundon e bllokuar.
Një nga arsyet pse një gjëndër meibomiane mund të bllokohet është prekja e qepallës me duar të palara. Papastërtitë dhe grimcat mund të bllokojnë kanalet nga lëshohen yndyrat. Duke qenë se yndyrat mbeten brenda të bllokuara, gjëndra meibomiane në fjalë, zgjerohet.
Sipas ekspertëve, ka shumë mundësi të përfundoni me një byc nëse keni pasur një të tillë më parë. Kjo mund të jetë për shkak se e keni zakon të prekni qepallat, ose qepallat tuaja janë më të predispozuara të prodhojnë më shumë yndyra. Gjithashtu gjendjet e lëkurës si dermatiti seborrehik dhe rosacea mund t’ju vënë par riskut të prekjes nga një byc.
Shenjat dhe simptomat
Sigurisht që do të shihni dhe do të ndjeni një rritje gunge në qepallën tuaj nëse keni një byc. Por ato përgjithësisht nuk janë të dhimbshme. Megjithatë, syri juaj mund të përodhojë më shumë lotë dhe të jeni shumë të ndjeshëm ndaj dritës.
Është gjithashtu e mundur që një byc të rritet aq shumë sa t’ju bllokojë shikimin. Nëse ndodh kështu, vizitoni mjekun për ta trajtua këtë byc në mënyrë që të mos ndërhyjë në shikimin tuaj.
Gjithashtu shikimi i mjegullt mund t’ju prekë nëse keni një byc. Kjo sepse rritja e bycit mund të ndikojë në formën e syrit, gjë që mund të shkaktojë shtrembërim të kornesë. Kornea është cipa transparente që mbulon pjesën me ngjyrë të syrit dhe është vendi ku hyn drita
Trajtimi
Zakonisht, bycat nuk kanë nevojë për trajtim sepse tentojnë të largohen vetë. Në pjesën më të madhe të kohës, zhduken brenda pak ditësh, por mund të qëndrojnë aty edhe për një muaj. Megjithatë, mund të hiqen në mënyrë kirurgjikale ose me injektim stereoidesh nga një mjek, nëse është shumë i madh apo nuk largohet brenda një muaji.
Megjithatë, disa forma të bycave janë të lidhura me kancerin e lëkurës edhe pse shumë të rralla. Nëse mjeku dyshon se byci ka natyrë kancerogjene, ai do të rekomandojë bërjen e një biopsie.
Trajtimet me metoda shtëpiake
Mos u frikësoni nëse zgjoheni një mëngjes dhe vini re që keni një byc në sy. Kjo për shkak se ka mjete të ndryshme shtëpiake që parandalojnë zmadhimin e tyre dhe përshpejtimin e shërimit të tyre. Disa nga gjërat që mund të bëni në shtëpi për trajtimin e një byci janë:
Kompresa të ngrohta. Zhysni një peshqir të vogël në ujë të ngrohtë, shtrydhini ujin e tepërt dhe vendoseni mbi qepallë. Bëjeni këtë 4-5 herë në ditë.
Aplikoni uthull molle. Kombinoni një lugë çaji uthull molle me gjysmë filxhani ujë të vakët. Zhysni një top pambuku në të dhe aplikojeni lehtësisht në qepallën ku keni bycin.
Çaj jeshil. Pasi të keni pirë filxhanin tuaj me çaj jeshil, bustinën vendoseni në zonën e prekur nga byci dhe lëreni për 5 minuta. Përsëriteni 3-4 herë në ditë.
Xhel aloe vera. Substanca vicioze brenda gjetheve të aloe vera mund të masazhohet lehtë mbi byc. Pas 15 apo 20 minutash, shpëlani syrin me ujë të vakët.