Cisterna iraniane e lëshoi Gjibraltarin

Gjibraltar, 16 gusht – Cisterna  iraniane “Grejs 1” lundroi nga Gjibraltari, një ditë pasi autoritetet e këtij territori britanik në jug të Gadishullit Pirinej vendosën ta lirojnë, lajmëruan mediat britanike.

Cisterna “Grejs 1” ishte sekuestruar më 4 korrik nën dyshim se transporton naftë të papërpunuar për Sirinë, me çfarë i ka shkelur sanksionet e Bashkimit Evropian për këtë vend.

Gjykata Supreme e Gjibraltarit dje mori vendim ta lirojë cisternën sepse ka marrë garanci zyrtare me shkrim nga Qeveria iraniane nëse nafta nuk do të përfundojë në Siri.