Athinë, 18 tetor – Ndonjëherë vlerat evropiane janë më të fuqishme në Ballkan se sa në Bruksel, ka shkruar në Tuiter ish kryeministri grek dhe lider i Syrizës Aleksis Cipras, duke shtuar se data e pacaktuar për fillimin e negociatave inkuadruese për Maqedoninë Veriore është porosi e dobësisë dhe humbjes për strukturën evropiane.
“Vendimi i Këshillit Evropian të mos ketë fillim të negociatave inkuadruese për Maqedoninë Veriore është porosi e dobësisë dhe humbjes së strukturës evropiane. Ndonjëherë vlerat evropiane janë më të fuqishme në Ballkan se sa në Bruksel. Do të vazhdojmë të luftojmë për ardhmërinë dhe për bashkimin e Evropës. Këtë ua kemi borxh popujve tanë”, ka shkruar Ciprasi në Tuiter. (koha.mk)